Në zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri, në PD një ndër emrat të cilët triumfuan me bujë dhe me vota ishte edhe Agron Shehaj.
Pas zgjedhjeve ai tentoi të kandidonte për PD, ku humbi ndjeshëm përballë kryetarit Lulzim Basha.
Nesër kur bëhet përplasja e parë më e madhe mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës në Kuvendin e 18 dhjetorit dhe referendumin për shkarkimin e kryetarit të PD, Agron Shehaj ka zbuluar pozicionimin e tij.
Shehaj me anë të një posti në rrjetin e tij social, ka bërë thirrje që anëtarët e PD në njësinë 5 dhe 7 të Tiranës të marrin pjesë në votimet të cilat sipas tij do të sjellin një lidership të ri për partinë Demokratike, pra në referendumin për shkarkimin e Bashës.
Sa i përket vendit të votimit, Shehaj ka vënë në dijeni se në njësinë numër 7 do të zhvilloheshin përballë një hoteli ndërsa në njësinë numër 5 do të zhvilloheshin pranë zyrës së degës.
Postimi i plotë nga deputeti demokrat Agron Shehaj:
Të dashur anëtarë të Partisë Demokratike Dega 5 dhe 7!
Nesër zhvillohet referendumi për të konfirmuar vendimarrjen e Kuvendit Kombëtar; për lidership të ri, për parti të hapur e të fortë.
Ju duhet të vendosni për të ardhmen e Partisë Demokratike.
Votimi në njësinë 7 do të zhvillohet pranë zyrës së degës, e cila ndodhet përballë hotel Mondial në katin e 3.
Në njësinë 5, votimi do të zhvillohet pranë zyrës së degës 5, e cila ndodhet tek Kompleksi Kika 2, pallati mbrapa Aleat.