Në proces divorci, kush është gruaja e vrarë që la pas tre fëmijë

Detaje të reja bëhen me dije nga masakra në Elbasan, ku ish-efektivi i policisë Koço Bozo ka qëlluar për vdekje bashkëshorten dhe ka plagosur persona të tjerë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Gjykatës së Elbasanit, teksa mësohet se çifti ishte në proces divorci, pas mosmarrëveshjeve për motive xhelozie.

Mësohet se autori është Koço Buzo, 58 vjeç, një polic në pension, ndërsa viktima është Liljana Buzo, 54 vjeçe. Çifti ka pasur së bashku tre fëmijë.

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes teksa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të këtij krimi.


Shtuar 6.05.2021 13:11