“Ne po ecim përpara”, fjalët e para të Zelenskyyt në Khersonin e çliruar nga rusët (VIDEO)

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy kaloi 30 minuta të hënën në mëngjes duke vizituar Kherson, disa ditë pasi trupat ruse u tërhoqën.

Sipas Guardian, duke iu drejtuar ushtarëve ukrainas përpara ndërtesës së administratës në sheshin kryesor, Zelenskyy tha se ata po ecin përpara.

“Ne po ecim përpara. Ne jemi gati për paqe, paqe për të gjithë vendin tonë”, tha Zelenskyy.