Policia e Tiranës pritet ti dërgojë prokurorisë shkresën për mosrespektimin e masës së sigurisë për Edmond Gashin.
Sipas verifikimve ai rezulton se pas vendimit të gjykatës, mjeku Gashi nën shoqërinë e personave të tjerë është parë në një lokal në zonën e Kasharit.
Pasi policia është njohur më këtë informacion ka shkuar në ambientin e lokalit por nuk e ka gjetur mjekun.
Më pas kanë sekuestruar kamerat e sigurisë por burimet jo zyrtare bëjnë me dije se pamjet filmike në kamera rezultojnë të fshira.
Më pas policia ka shkuar në banesën e tij ku e kanë identifikuar në banesë.
Por hetuesit kanë prova të tjera në dorë që e implikojnë me thyrje të masës për mjekun Gashi.
Lidhur me mos prezencën e tij më punonjës police rezulton se as komisariati as drejtoria nuk kishte njoftim për shoqërimin e tij në Gjykatë.
Por ai ka ardhur më një mjet tip fuoristratë private e po ashtu më atë mjet është larguar.