Në kërkim të Tao Çelës, zbulohet emri i personit që Renea arrestoi në Elbasan

RENEA ka zbarkuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit dhe Peqinit nga i cili janë shoqëruar 10 persona drejt komisariatit.

Operacioni “Plumbi i Artë” erdhi si pasojë e arrestimit dhe rrëfimit të Nuredin Dumanit, i cili u arrestua në një apartament në Fier.

Bëhet me dije se mes të shoqëruarve është edhe Klement Xhaferri, i cili ishte shpallur në kërkim nga prokuroria për ngjarjen e rëndë që ndodhi para zgjedhjeve të 25 Prillit, ku mbeti i vrarë në qytetin e Elbasanit, mjeku psikiatër Pjerin Xhuvani, i cili u ekzekutua nga badigardët e Gazment Bardhit, i cili ishte kryesuesi i listës së PD në qark.

Klement Xhaferrit ka më shumë se 1 muaj e gjysmë që çështja penale është mbyllur, pasi është vërtetuar se ai nuk ka qëlluar ditën që u vra mjeku psikiatër, dhe se nuk ka patur lidhje me ngjarjen.

Prokuroria e Elbasanit ka administruar të gjitha pamjet filmike të momentit kur është vrarë Xhuvani, dhe ka arritur në konkluzionin se Xhaferri nuk ka patur lidhje me ngjarjen.

Xhaferri është shoqëruar teksa ishte duke lëvizur me makinën e tij në qytetin e Elbasanit./albeu.com


Shtuar 9.06.2022 18:56