Në kërkim për operacionin ‘Revanshi’, arrestohet në Itali Ilia Ndoka

Ilia Ndoka i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të SPAK është arrestuar në Itali.

Ndoka akuzohet për pastrim parash dhe bashkëpunim me bandat e krimit. Ilia Ndoka ka qenë pjesë e grupit të ish-deputeti të Partisë Socialiste, Arben Ndoka, i kërkuar për pastrim parash e grup kriminal

Javën e kaluar SPAK lëshoi 50 urdhër arreste per grupe kriminale me një historik të pasur veprash kriminale. SPAK në njoftimin zyrtar dhe se goditi 7 grupe kriminale, ku pjesë kanë qenë edhe zyrtare të lartë policie.

Nga operacioni i fundit SPAK njoftoi zyrtarisht se ngriu pasuritë e 7 grupeve kriminale në vlerën marramendëse, 4.5 milionë Euro.

Për 20 orë, 30 hetues të Organit të Posaçëm Hetimor, nën mbikëqyrjen e EUROPOL, u vunë në lëvizje për të vënë në pranga 50 persona, mes tyre dhe zyrtarë policorë. Ndërsa operacioni u shtri brenda e jashtë vendit, në Itali, Gjermani e Spanjë dhe Belgjikë, SPAK mundi të arrestojë 20 persona, kurse 40 të tjerët i shpalli në kërkim.

Sipas hetuesve, ata e ushtronin aktivitetin kriminal në Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen.

Zyrtarisht, Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar njoftoi se shkriu 4 procedime penale në një të vetëm, duke nxjerrë zbuluar mënyrën si grupet kriminale bashkëpunuan për eliminuar njëri-tjetrin.

Nga operacioni u zbardh se Grupi kriminal i Ervis Martinaj, i zhdukur në gusht të dy viteve më parë, bashkëpunonte me Grupin e ish- deputetit socialist, Arben Ndoka.

Hetimi gjeti sesi u arrit të krijohej një organizatë kriminale e të dyve me Viktor Imerajn, Emiljano Shullazi, e të tjerë personazhe të botës së krimit për të vrarë Durim Bami.

“Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë edhe shtetasit Emiljani Shullazi dhe Astrit dhe Altin Avdylaj, të cilët edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, në realizimin e qëllimit kriminal që është vrasja e Durim Bami.”

Nga ana tjetër, ky i fundit për tu hakmarrë, bën aleancë me vëllezërit Duka dhe Fatmir Hysenin me qëllimin e vetëm, për të ekzekutuar anëtarët e organizatës kundërshtare me në krye, bosin e bixhozit, Ervis Martinaj.

Një detaj që SPAK vuri në dukje është edhe egërsia e dhunës që grupet kriminale ushtrojnë ndaj njëri – tjetrit./albeu.com


Shtuar 22.05.2024 13:49