Në janar nis puna në bazën e Kuçovës, Peleshi: 50 milionë euro investim

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, pas mbledhjes së qeverisë ka njoftuar se në janar nis puna në bazën e Kuçovës që do të jetë një investim me vkerë 50 milionë dollarë.

“Sapo miratuam projektin më madhor për Forcat e Armatosura, bëhet fjalë për bazën ajrore të Kuçovës që kompleton kuadrin ligjor dhe i hap rrugën fillimit të punimeve.

Në ditët e para të janarit do të vendosim gurin e për në bazën e Kuçovës. Një lajm i mirë dhe për familjet që preken, për shpronësimet në bazë të vlerës së tregut. Ky është një zhvillim, mbi 50 milionë euro investim, punësim për të gjithë zonën për rreth.

Është një lajm i mirë për Shqipërinë edhe rajonin, do të kemi një bazë të NATO-s. Më shumë siguri për sot dhe nesër. Pas stërvitjes “Defender 21”, këto janë mesazhe që tregojnë sesa strategjik është vendi ynë për sigurinë rajonale dhe Europine.

Le të presim edhe pak javë që të mbyllim shpronësimet dhe të fillojmë punën për bazën e Kuçovës” tha Peleshi./ albeu.com


Shtuar 9.12.2021 09:49