Dita e sotme ka fillouar e kthjellët me vransira të lehta dhe kalimtare dhe në mesditë do të shfaqen reshjet e shiut, por termometri vazhdon të jetë me temperatura të larta.
Është dita e Diel e cila sjell 4 gradë rënie, në mëngjes dhe në mesditë.
Siç shihet moti vazhdon të jetë i paqëndrueshëm, ku brenda një fundjave kushtet atmosferike kalojnë në ekstreme.
Meteorologia Tanja Porja bën me dije se edhe muaji maj do të jetë njësoj i paqëndrueshëm. Këto hyrjet 3-4 ditore të masave ajrore nga veriu i kontinentit do të na vizitojnë shpesh gjat muajit maj.
Muaji Prill vetëm në ditët e fundit do të stabilizohet me tepmeratura mjaft të larta ku mund të shijohet edhe plazhi./albeu.com/