Kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë sot në orën 17:00 drejtuesit politikë të qarqeve. Mbledhja e sotme mësohet se do të mbahet përmes platformave “online”. Raportohet se fokus i mbledhjes do të jetë te vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve.
Vota e diasporës ka sjëllë që partive tiu rritet presioni për zgjedhjet dhe kanë nisur organizimin për të rritur interesin e emigrantëve për të votuar. KQZ në të dhënat e tij të cilat i përditoëson çdo ditë vihet re se ka një interes për të votuar e cila për ditën e sotme shkon në 24036 kërkesa. Nga këto kërkesa janë miratuar 6287.
PS ka ngritur zyra në disa prej qyteteve europiane me prezencë të lartë të shqiptareve për të asistuar në procesin e regjistrimit. Drejtuesit aktualë politikë, të cilët do të punojnë për t’u sjellë fitoren socialistëve, do të jenë në listat e mbyllura, duke siguruar një vend të sigurt në garën elektorale të 11 majit.