Në burg nga “uria” për bukë: I riu vodhi dy kalcone dhe një molto, pas tre vitesh përballë drejtësisë!

Alo policia? Dikush më ka vjedhur në dyqan. Ishte kjo telefonata në sallën operativë të Policisë së Tiranës, e cila mbrëmjen e 15 dhjetor ka alarmuar blutë e komisariatit 4.

Teksa një patrullë mbërriti në subjektin e shtetasit A.Bakollari, ajo që zbuloi ishte se një i ri kishte vjedhur në furrën e tij dy kalcone dhe një molto duke u larguar me vrap, bën me dije Report TV.

Shuma e ushqimeve të vjedhura në vlerën e 200 lekëve u kthye në procedimin penal, ku pas tre viteve Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin e autorit të dyshuar 21 vjeçarit F Ogiçi.

Sipas dokumentave të siguruara nga Report TV, Ogiçi rezulton një person me precedent penal dhe i njohur për policinë dhe drejtësinë, pasi ndaj ti ndër vite ka edhe 6 dënime për vepra të ndryshme penale, përfshi vjedhjen e trafikim canabisi.

Ai kishte mundur ti shpëtonte arrestimit ndër muaj e vite, por uria për bukë e çoi pas hekurave, duke bërë që i riu të shlyej dënimet e mëparshme si dhe të përballet me drejtësinë për vjedhjen e 2 kalconeve dhe një molto.

E teksa proçedurialisht kosto e një procesi të tillë me angazhimin e policëve, prokurorisë e gjykatës shkon minimalisht në 35 mijë lekë të rinjë pa llogaritur ditën e qëndrimeve me 50 euro ditë në paraburgimt të të riut, ironia e ligjit është procedimi i tij për vetëm 200 lekë.

I pyetur gjatë hetimeve i riu ka treguar se gjithcka e ka bërë nga uria për ushqim dhe do ja rikthente shpejt lekët fqinjit të tij, po denoncuese ka shpjeguar se edhe më herët Ogiçi ka vjedhur në furrën e tij deri tek celulari por e ka falur se i vinte keq./Report TV/


Shtuar 23.10.2021 11:10