Në 4 muaj 4 elektricistë të vdekur, lihet në burg zyrtari i OSHEE në Gjirokastër

Ditën e sotme gjykata e Gjirokastrës ka dhënë vendimin arrest me burg për Shkëlqim Onjea, drejtues i punimeve pranë OSHEE Gjirokastër.

Ky vendim erdhi pas ndalimit të tij pas ngjarjes së rëndë ku dy elektricistë u aksidentuan në punë e njëri prej tyre ndërroi jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth 3 ditë më parë ku humbi jetën Gëzim Çabej i cili ishte ngjitur duke punuar në shtyllën e tensionit dhe ra në kontakt me rrymën elektrike.

Në katër muajt e fundit, Çabej është elektriçisti i katërt në Gjirokastër që humb jetën. /albeu.com/

 


Shtuar 3.06.2021 12:15