Ndryshojnë masat anti-Covid, gjithçka duhet të dini nëse udhëtoni drejt Zvicrës

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, njofton se për udhëtimet drejt Zvicrës, nga data 22 janar 2022:

Personave që janë vaksinuar ose që janë shëruar nga Covid-19, nuk do t’ju kërkohet më të paraqesin një test negativ PCR ose test të shpejtë antigjen, përpara se të hyjnë në Zvicër;

Duhet plotësuar formulari i hyrjes për në Zvicër, vetëm nga personat që udhëtojnë me avion apo me autobus nga distanca të gjata: https://sëissplf.admin.ch/home/

Përjashtim për të paraqitur një test anti-covid janë fëmijët nën moshën 16 vjeç, emergjencat mjekësore dhe personat që për arsye mjekësore nuk mund te testohen.

Nga rregullat e sipërpërmendura përjashtohen drejtuesit e automjeteve që kryejnë transport dhe personat që tranzitojnë në Zvicër pa ndaluar.


Shtuar 20.01.2022 14:37