Edhe sot vijojnë konsultimet publike për draftin e hartës së re gjyqësore, që sjell një rikonfigurim të prokurorive dhe gjykatave në vend.
Kryeprokurori Olsian Çela është shprehur se harta e re gjyqësore nuk u përgjigjet nevojave që ka vendi.
“I kemi ndjekur me vëmendje ndryshimet e hartës se re gjyqësore. Një situate mjaft e rënduar në sistemin gjyqësor. Në situatën ku jemi, sistemi gjyqësor nuk i përgjigjet nevojave që ka vendi. Mendoj që numri i lartë i prokurorive dhe mënyra se si janë shpërndarë, ka shkaktuar probleme me cilësinë që u ofrohet qytetarëve. Nisur nga projekti që është paraqitur, bashkimi i prokurorive do të sillte uljen e krijimit të stokut për çështjet e pa hetuara”, tha Çela./albeu.com