Ndryshime në Policinë e Shtetit

Struktura e Policisë së Shtetit, do të pësojë disa ndryshime. Këto risi vijnë në kuadër të përshtatjes së Gradave me funksionet e punës.

Emërimet e reja kanë prekur disa prej komisariateve të vendit.

Po ashtu, ndryshime janë bërë edhe në nivelin e sektorëve, të ndryshëm në policitë vendore.

Me ligjin e ri të policisë, tashmë pritet të ketë edhe ndryshime të reja, në nivele të larta drejtuese, duke pasur parasysh edhe ministrin e ri të Brendshëm Ervin Hoxha.

Ligji i ri parashikon, konkurim për pozicionet drejtuese në nivel komisariati, drejtor vendor, drejtor departamenti dhe Drejtor të Përgjithshëm.


Shtuar 13.08.2024 13:11