Ndryshime në Policinë e Shtetit, emrat e drejtuesve të rinj, kush ikën dhe kush vjen

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka kryer një sërë ndryshimesh në drejtimin e disa komisariateve në Tiranë dhe në rrethe, me qëllim forcimin e eficiencës dhe rritjen e performancës në strukturat vendore të policisë.

Kryekomisar Besmir Qibini, nga Shef i Komisariatit të Policisë Kukës, emërohet Shef i Komisariatit nr. 3, Tiranë;

Komisar Besmir Dervishi, nga Shef i Komisariatit nr. 3, Tiranë, emërohet Shef i Komisariatit nr. 5, Tiranë;

Kryekomisar Idriz Daulle, nga Shef i Komisariatit nr. 5, Tiranë, emërohet Shef i Komisariatit nr. 7, Tiranë;

Kryekomisar Ervis Sançolli, nga Shef i Komisariatit Mat, emërohet Shef i Komisariatit Lezhë;

Kryekomisar Robert Losha, nga Shef i Komisariatit nr. 7, Tiranë, emërohet Shef i Komisariatit Mat;

Komisar Oltion Gjoni, nga Shef i Komisariatit Lezhë, emërohet Shef i Komisariatit Kukës.


Shtuar 31.10.2025 14:00