Ndodheshin në të njëjtën makinë, si shpëtoi shoqëruesi i biznesmenit që u ekzekutua në Vlorë

Ditën e sotme në Vlorë është ekzekutuar me armë zjarri një biznesmen në Vlorë. Viktima është identifikuar me emrin Bledar Birçaj, 40 vjeç, pronar i një lokali.

Lexo edhe: Makina “shoshë” nga plumbat, kush është biznesmeni i ekzekutuar në Vlorë

Në makinën ku u vra 40-vjeçari ndodhej edhe një person tjetër, i cili ka shpëtuar pastër. Pasagjeri, në momentin kur është shtënë me kallashnikov ka dalë nga makina dhe është fshehur mes pallateve aty pranë.

Kujtojmë se viktima nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai është arrestuar në vitin 2011 për vrasje  të mbetur në tentativë, por u lirua për mungesë provash./albeu.com


Shtuar 10.05.2021 14:40