Makina “shoshë” nga plumbat, kush është biznesmeni i ekzekutuar në Vlorë

Një 40 vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mesditën e sotme në qytetin e Vlorës. Viktima është identifikuar si Bledar Birçaj. Viktima rezulton pronar i lokalit ‘the Boss’ në qytetin e Vlorës.

Në ekstraktin e QKB rezulton se Bledar Birçaj ishte pronar i një biznesi në fushën e veprimtarisë bar-kafe, birrari dhe tregti me pakicë e artikujve të ndryshëm.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”,  ku në rrethana  ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip” BMË” me drejtues viktimën.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e skëmës së krimit.

Njoftimi i policisë

Në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip” BMW” me drejtues shtetasin B. B rreth 40 vjeç ,i cili si pasojë e plagëve të marra është transportuar në spitalin e Vlorës, ku dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet nē vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Vlorë, të Komisariatit të Policisë Vlorë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit.

 

Shtuar 10.05.2021 13:40