Edhe çaji në kongresin e Partisë Komuniste Kineze nuk mund të shërbehet pa rregull dhe protokoll. Video që bën xhiron e botës, tregon sesi kamarieret kryejnë lëvizje të koordinuara për të servirur çajin. Presidenti kinez Xi Jinping pritet të sigurojë një mandat të tretë pesëvjeçar si sekretar i përgjithshëm i partisë në pushtet në kongresin e Partisë Komuniste Kineze që nisi sot në Pekin.
At China’s Party Congress, even the serving of tea is a choreographed spectacle pic.twitter.com/KGVpwwryo1
— Ananth Krishnan (@ananthkrishnan) October 16, 2022
Siç njoftoi Sun Geli, konferenca në fjalë do të zgjasë deri më 22 tetor. Kongresi i CCP, i cili mbahet çdo pesë vjet, pritet këtë vit të rinovojë ekipin udhëheqës të Kinës duke i siguruar Xi Jinping një mandat të ri.