Maturantët po zhvillojnë sot provimin e Matematikës, teksa pak pasi ata kanë marrë fletët e pyetjeve në rrjet po qarkullojnë foto të tezës.
Faqja ‘studentët denoncojnë’, ka publikuar një mesazh ku thuhet se fletët e testimit janë bërë publike rreth orës 10 e 34 minuta.
‘Dërguar në mesazh: Pershendetje ne oren 10:34 min testi I sotem I matematikes duke u zgjidhur ne grupe studentore’, thuhet në postim.
Po e njëjta gjë ka ndodhur edhe me tezën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ku pyetjet qarkulluan me shpejtësi vetëm 30 minuta pasi maturantët iu nënshtruan provimit.