Ndodh në Kroaci, goli i 2 realizohet kur portieri festonte (VIDEO)

Sfida mes Hajduk Split dhe Slaven Belupos në kampionatin kroat do të mbahet mend gjatë për golin e çuditshëm që realizuan vendasit në suksesin 2-0.

Në sfidën e zhvilluar në Split duket sikur skuadra vendase pëson gol për shkak të një gabimi të portierit të Hajdukut.

Të lidhura

None found

Futbollistët në fushë nisin të festojnë dhe bashkë me ta edhe portieri i Slaven Belupos i cili vrapon drejt pankinës së skuadrës së tij për t’u përqafuar me lojtarët e stolit, por topi kishte goditur vetëm shtyllën dhe loja vazhdon.

Portieri mik nuk është mes shtyllave dhe Hajduk shënon golin e 2-0 me portën e boshatisur.


Shtuar 20.11.2021 10:20

Tags: ,