Ndodh edhe kjo, Alisson ia siguron fitoren Liverpoolit në sekondat e fundit të ndeshjes (VIDEO)

Liverpooli ka shënuar një fitore tejet dramatike ndaj West Bromit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 36’ të Premierligës angleze.

Ishte portieri brazilian Aliusson Becker ai i cili shënoi golin e fitores në sekondat e fundit të ndeshjes duke realizuar gol me kokë pas një harkimi nga Alexandre Arnold.

Të lidhura

None found

Fillimisht Liverpooli ishte në disavantazh pas golit të realizuar nga Kanun në minutën e 15’ të ndeshjes, por më pas shifrat i barazoi Mohamed Salah në minutën e 33.

Kur po mendohej se po vinte një tjetër zhgënjim për skuadrën e Jurgen Klopp, në skenë doli heroi i “The Reds” Alisson Becker i cili ia siguroi tri pikë të reja Liverpoolit duke e lënë të hapur kështu mundësinë për të siguruar pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Momentalisht Liverpooli renditet në vendin e pestë me 63 pikë, një më pak se Chesea në vendin e katërt.


Shtuar 16.05.2021 19:44