Mijëra besimtarë kanë mbushur mëngjesin e ditës sotme sheshin “Skënderbej” ku po organizohet ceremonia e faljes së namazit të Fitër Bajramit në Tiranë, ndërsa televizoni ABC transmeton drejtpërdrejt këtë ngjarje të rëndësishme për besimtarët mysliman.
Orari i faljes është në orën 06:10 ndërsa është parashikuar që programi për Fitër Bajramin të fillojë në orën 05:40 e të përfundojë në orën 06:20.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka njoftuar dje se besimtarët e Tiranës Fitër Bajramin mund ta falin në sheshin “Skënderbej”.
Këtë vit besimtarët do ta falin namazin e Bajramit më lirshëm. Kjo për shkak se një vit më parë, diktuar edhe nga situata e Covid, besimtarët myslimanë iu drejtuan xhamive për të falur namazin e Kurban Bajramit duke respektuar edhe rregullat e distancës fizike.
Fitër Bajrami shënon edhe fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ndiqni me siper transmetimin Live të ABC gjate faljes së Namazit të bajramit.