Ndikimi i frikshëm i rrjeteve sociale, sfida fatale që po merr “më qafë” të rinjtë, “surfing” mbi makinë me 130 km/h (VIDEO)

Rrjetet sociale kanë një ndikim të frikshëm mbi adoleshentët të cilët janë të prirur të realizojnë lloj-lloj sfidash të rrezikshme.

Së fundmi, një tjetër sfidë e paligjshme dhe tejet e rrezikshme mes shoferëve të rinj po përhapet në mbarë botën me rezultate tragjike në shumë raste.

Trendi më i fundit i sfidave te të rinjtë, në të cilin makina luan rolin kryesor, është i ashtuquajturi “surfing mbi makinë”.

Një veprim i tillë i pamatur dhe tejet i rrezikshëm fatkeqësisht në shumë raste përfundon në mënyrë tragjike me rënien e një ose më shumë personave nga automjeti në lëvizje duke sjellë plagosjen ose vdekjen e tyre.

Kështu ndodhi në SHBA në fillim të korrikut, kur një 16-vjeçar ra nga pjesa e siperme e një makine që udhëtonte me më shumë se 90 km/h, duke humbur jetën.

Një sfidë e tillë filloi në Shtetet e Bashkuara dhe është bërë modë në të gjithë botën, natyrisht edhe në Evropë. Videoja e fundit vjen nga Napoli, ku një i ri me shokët e tij ecën me shpejtësi 130 km/h.

Protagonistët e postuan videon në rrjetet sociale, duke sfiduar grupet e tjera të të rinjve të zonës që të bëjnë të njëjtën gjë./Albeu.com.


Shtuar 29.08.2023 11:46