Ndihen lëkundje tërmeti në Tiranë, ja se sa ishte magnituta

Një tërmet me magnitudën 3.9 ballë është ndjetë pasditen e sotme në Tiranë. Lëkundjet janë ndjerë në orën 18.01. Sipas EMCS epiqendra ka qenë 12 km nga Burreli, por lëkundjet janë ndjerë edhe në kryeqytet.

Lëkundja është ndjerë për shkak se ka qenë me thellësi fokale 13 km.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo për të lënduar, mirëpo lëkundjet kanë shkaktuar frikë tek qytetarët.


Shtuar 17.12.2024 18:11

Tags: ,