Ndëshkohen 863 qytetarë të tjerë pasi shkelën masat anti-Covid

Gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative 863 shtetas të cilët shkelën masat anti-Covid.

Janë ndëshkuar me 3.000 lekë, 763 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse. Po ashtu u ndëshkun dhe 100 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 3 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19./albeu.com/


Shtuar 12.03.2021 14:29