Edhe Korça ka dal këtë të premte në protestën lokale të thirrur për atë që nisi kundra projektit në Zvërnec dhe që në median ndërkombëtare po njihet si Revolucioni i Flamingove. Qytetarët janë parë të shoqëruar nga familjarë dhe fëmijët e tyre.
Në këtë protestë është vënë re një numër i lartë qytetarësh, i cili nga dita në ditë vijon të rritet, duke treguar pjesëmarrje gjithnjë e më të madhe.
Të lidhura
None found
Dje, qytetarët kanë paraqitur gjithashtu pesë kërkesa drejtuar kryeministrit Edi Rama, të cilat lidhen me çështje të ndryshme ligjore dhe politike. Kërkesat janë si më poshtë:
Dorëheqja e Qeverisë
Shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë
Shfuqizimi i “Paketës së Maleve”
Anulimi i ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura
Anulimi i ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare
Protestuesit kanë theksuar se do të vijojnë qëndrimin e tyre deri në përmbushjen e kërkesave të parashtruara.
