Ndërron jetë një i burgosur në Shënkoll të Lezhës

Ditën e sotme një i burgosur ka ndërruar jetë në burgun e Shënkollit në Lezhë.

Bëhet fjalë për shtetasin Gëzim Qepa lindur në Berat.

Ai është arrestuar në vitin 2021 nën akuzën “Vjedhje me dhunë”.

Njoftimi:
IEVP Shënkoll, Lezhë, ndërron jetë shtetasi me masë mjekësore “Mjekim i detyruar” Gëzim Qepa i datëlindjes 25.04.1973, lindur dhe banues në Berat.

Ka mbërritur në IEVP Shënkoll në 27.11.2021 me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhje me dhunë”./albeu.com


Shtuar 7.10.2022 09:08