Ndërprerja e mandatit të Salianjit, zbardhen detajet për seancën e sotme Plenare

Sot në orën 17:00 pritet që të mbahet seancë parlamentare. Burime bëjnë me dije se në këtë seancë pritet tension dhe kaos.
Gjithashtu mësohet se në seancën e sotme, kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali do të lexojë vendimin për ndërprerjen e mandatit të Ervin Salianjit, pas dënimit të tij nga Gjykata e Apelit për “moskallëzim krimi”.

Pritet të kemi tension dhe kaos në këtë seancë, pasi opozita ka thënë se nuk do të jetë pjesë e jetës parlamentare. Seanca zhvillohet pas të ashtuquajturës ‘Javë e gjelbër’. Pika kryesore e parlamentit është që Spiropali të njohë Kuvendin me vendimin për ndërprerjen e mandatit të deputetit Ervin Salianji.

Kuvendi do bëjë njoftimin zyrtar për dënimin e Salianjit. Kjo pritet ta sjellë edhe tensionimin në seancën parlamentare. Më pas Kuvendi do të njoftojë KQZ dhe KQZ më pas në bazë të listës emërore, me gjasa do t’i japë mandatin e deputetit, Andrea Manos.


Shtuar 30.09.2024 16:41