Marklen Haka, anëtar i bandës së Niklës është gjetur dhe është ndaluar në Dubai. Ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”.
Ai akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale te:
“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentative, në dëm te shtetasit Durim Bami, ngjarje e ndodhur ne datën 04.11.2020 në qytetin e Tiranës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë te grupit te strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 22, 28/4, 333/a/2 dhe 334 te Kodit Penal.
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për te kryer vrasje”, ne dem te shtetasit Durim Bami, kryer ne forme të veçante të bashkëpunimit, atë te grupit te strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje ne grup te strukturuar kriminal”, te parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a e 334 te Kodit Penal.