Dhjetëra qytetarë serbë po protestojnë sot në veri të Mitrovicës, pas miratimit të rezolutës kundër mbajtjes së referendumit serb në territorin e Republikës së Kosovës.
Në mesin e protestuesve janë edhe ministri Goran Rakiq, deputeti Igor Simiq, si dhe kryetarët e komunave veriore të vendit.
Ata kanë vendosur një kuti votimi në qendër të qytetit si performancë, ku kanë votuar disa nga të pranishmit.