Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka ndarë një lajm të trishtë në rreje sociale. Ai shkruan se është ndarë nga jeta nënkolonelia Edlira Kukeli, e cila për mbi 26 vjet shërbeu në strukturat më të rëndësishme shëndetësore të Forcave të Armatosura.
Postimi i Peleshit:
Forcat e Armatosura kanë humbur një mjeke të mrekullueshme dhe një ushtarake të përkushtuar. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së nënkolonel Edlira Kukeli, e cila për mbi 26 vjet shërbeu në strukturat më të rëndësishme shëndetësore të FA.
U prehtë në paqe!/albeu.com