Biznesmeni Nazmi Çangu e ka kafshuar një nga grabitësit që iu fut në banesë dhe i mori më shumë se 100 mijë euro.
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Open”, tha se nga kafshimi, Çangu e ka gjakosur grabitësin e për pasojë, gjaku i tij ka mbetur në shtëpi.
Rrjedhimisht, mund të sekuestrohet nga prokuroria dhe me anë të tij mund të zbulohet identiteti i të paktën një prej grabitësve.
“Prokuroria ka informacione që kanë hyrë 5 persona, por ka një detaj të rëndësishëm që Nazmi Çangui njërin prej tyre e ka kafshuar. Se gjurmët e gjakut të tij ka mbetur në bluzën e Nazmi Çangun. Unë s’do ta quaj biznesmen Çangun, se ai merret me fajde,”- tha Lala. /tch