NATO do të kryejë stërvitjen më të madhe ajrore në historinë e saj

Gjermania po përgatitet të presë stërvitjen më të madhe të dislokimit ajror në historinë e NATO-s në një shfaqje të forcës ndaj kundërshtarëve të mundshëm si Rusia, thanë zyrtarët.

Stërvitja Air Defender 23 që fillon javën e ardhshme do të shohë 10,000 pjesëmarrës dhe 250 avionë nga 25 vende t’i përgjigjen një sulmi të simuluar ndaj një vendi anëtar të NATO-s.

Vetëm SHBA po dërgon 2,000 personel të Gardës Kombëtare Ajrore të SHBA dhe rreth 100 avionë për të marrë pjesë në manovrat stërvitore midis 12 dhe 23 qershorit.

Amy Gutmann, ambasadorja e SHBA-së në Gjermani, tha: “Do të isha shumë e befasuar nëse ndonjë lider botëror nuk do të merrte parasysh atë që tregon kjo për sa i përket frymës së kësaj aleance, që do të thotë fuqia e kësaj aleance.”

“Dhe kjo përfshin Putin,” shtoi ajo.

Ndërsa stërvitja është planifikuar prej disa vitesh, pushtimi rus i Ukrainës e ka shtyrë NATO-n të përgatitet seriozisht për mundësinë e një sulmi në territorin e saj.

Suedia, e cila shpreson të bashkohet me aleancën, dhe Japonia po marrin pjesë gjithashtu në stërvitje./albeu.com


Shtuar 7.06.2023 14:41