Ministrat e jashtëm perëndimorë po mblidhen në Bruksel për të vlerësuar reagimin e tyre ndaj luftës në Ukrainë.
Duke folur teksa mirëpriti Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dënoi veprimet e Rusisë në Ukrainë, duke përfshirë granatimin e një termocentrali bërthamor.
Zaporizhzhia, centrali bërthamor më i madh në Evropë, është tani nën kontrollin rus.
“Ne dënojmë sulmet ndaj civilëve dhe brenda natës kemi parë gjithashtu raporte për sulmin kundër një centrali bërthamor. Kjo thjesht tregon pamaturinë e kësaj lufte dhe rëndësinë e përfundimit të saj dhe rëndësinë që Rusia të tërheqë të gjitha trupat e saj dhe të angazhohet me mirëbesim në përpjekjet diplomatike”, tha Jens Stoltenberg./albeu.com