Nasip Naço interpelancë me ministrin Niko Peleshi, çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend

Ditën e sotme, Kuvendi zhvillon  senacë pleanre ku si pikë e parë e rëndit të ditës, është interpelanca me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, kërkuar nga deputeti Nasip Naço.

Gjithashtu , Kuvendi do të diskutojë sot projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2016, “Për prefektin e qarkut”.

Ndërkohë, sot do të diskutohet edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.59/2014,“Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Kuvendi do të diskutojë edhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.82/2021, “Për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar”.

Në rendin e ditës të seancës së sotme, është edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kolegjit të Evropës, për hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë”.


Shtuar 18.04.2024 08:14