NASA ka lajmëruar se një asteroid i madh do të kalojë fare pranë Tokës ditën e sotme, teksa një tjetër asteroid gjigand kaloi pranë nesh ditën e djeshme.
Sipas NASA-s, asteroidi (2016 CZ31) u afrua të premten, i ndjekur nga asteroidi i madh 531944 (2013 CU83) të shtunën. Shkëmbi hapësinor që kaloi të premten afër Tokës është 220 metra i gjerë. Kjo e bën atë dy herë më të madhe se Statuja e Lirisë e cila është 92 metra.
Asteroidi i së premtes kaloi në mbrëmje dhe qëndroi mbi një milion milje larg. Ai udhëtoi me 34.000 milje në orë. Asteroidi 531944 (2013 CU83) është më i madhi nga të dy dhe do të afrohet të shtunën në mbrëmje. NASA thotë se shkëmbi i madh hapësinor i së shtunës mund të jetë deri në 1050 metra i gjerë, duke e bërë atë tre herë më të madhe se Statuja e Lirisë.
Asteroidi pritet të kalojë 4.3 milionë milje larg nga Toka. Kjo mund të tingëllojë shumë larg, por në fakt është shumë afër në skemën e madhe të hapësirës. Kjo është arsyeja pse NASA do të mbajë të monitoruara lëvizjet e tij.