Nard Ndoka nxjerr paktin me PD: Si më tradhtoi Basha, krim dhe pabesi! (FOTO LAJM)

Ish-deputeti Nard Ndoka nuk  i ndahet kryedemokratit Basha pas humbjes së 25 Prillit ku kreu i Partisë Demokristiane mbeti jashtë Kuvendit.

Sipas Ndokës, Basha nuk e ka mbajtur fjalën dhe paktin e firmosur mes partive aleate gjë që sipas tij ka sjellë edhe mbetjen jashtë Kuvendit të Nard Ndokës.

Ndoka akuzon se Basha nuk ka zbatuar paktin e firmosur me partitë aleate në prill të vitit 2019, ku parashikonte që krerët e këtyre partive të caktoheshin në vendin e tretë në listat e PD-së.

Deklarata e Nard Ndokës: 

Të nderuar miq që paragjykoni! Po flasim për një fenomen politik. Partia Demokristiane e Shqipërisë është nder 4-5 partitë kryesore në vend, më e vlerësuar më vota se PAA, LZHK e PBDNJ, pra ndjehemi të diskriminuar dhe përjashtuar edhe në raport me partitë aleate. Unë jam i vetmi kryetar partie që i kam fituar në mazhoritar betejat politike përballë PD e PS në vendlindjen time.

Sot ndjehem i trishtuar, se kolegët demokrat me grabitën votat edhe në vendlindje, duke më lënë vetëm 24 vota, turp, krim, pabesi! Kjo është marrëveshja e firmosur nga 6 parti politike, përfshire z.Basha si Lideri i Opozites, nga këta firmëtarë vetëm PDK dhe unë si kryetar i saj jemi jashtë Kuvendit.

E kemi mbështetur PD për 8 vite në opozite, në kauza, protesta, çadra, lënien e mandateve, mos regjistrim në zgjedhjet lokale, etj. Mbështetje pa rezerva për Opozitën e Bashën, në fund u ndjemë të tradhtuar, të pavlerësuar dhe të persekutuar. As sot pas disfatës, nuk ka një falje, apo reflektim njerëzor dhe politik! /albeu.com/

Çfarë parashikonte marrëveshja?

Sipas dokumentit të firmosur nga Basha në emër të PD-së mes 6 partive aleate parashikonte që t’i jepte përparësi krerëve të partive të koalicionit të djathtë, duke i vendosur në emrat e parë, pra në listat fituese.

“Për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Partia Demokratike do të përfshijë në listat shumemërore të kandidatëve të saj të gjithë kryetarët e partive nënshkruese të kësaj marrëveshjeje, duke e renditur secilin prej tyre në numrin rendor 3 të një qarku dhe kur dy amë shumë se kryetarët e këtyre partive do të përfshihen njëherazi në listën shumë emërore të Partisë Demokratike në një qark, atëherë ato do të renditen njëri pas tjetrit, duke filluar nga numri 3. Renditja e tre në këtë rast do të bazohet në rezultatet historike zgjedhore për Kuvendin e Shqipërisë”, thuhet në pikën 7 të kësaj marrëveshjeje të firmosur në 10 prill 2019.

Por tani vetëm Ndoka mbeti jashtë Parlamentit, pasi ai ishte i teti në listën e Shkodrës. Ndërsa deputetë u bënë të gjithë aleatët kryesorë të PD-së, Dashamir Shehi LZHK-së, Fatmir Mediu i PR-së, Vangjel Dule i PBDNJ-së dhe Agron Duka i PAA-së. Në pikën 10 të paktit përcaktohet se ai nuk mund të ndryshojë pa pasur konsensusin e aleatëve. /albeu.com/

 

 

Shtuar 6.05.2021 04:05