Muzika botërore në zi, ndërron jetë këngëtari i famshëm amerikan (EMRI-FOTO)

Ndërron jetë në moshën 96-vjeçari këngëtari i famshëm amerikan Tony Bennett. Gjatë karrierës së tij, Bennett fitoi 20 çmime Grammy, ndërsa kënga e tij më e famshme është “I Left My Heart in San Francisco”.

Sa më shumë vitet kalonin, aq më të shumtë bëheshin bashkëpunëtorët e tij. Bennett ishte rreth të 80-tave kur regjistroi një album me këngëtaren Lady Gaga dhe shkoi në një turne botëror me të në vitin 2015. Ai ka patur bashkëpunime të ndryshme që nga Aretha Franklin deri te ylli i muzikës “country” Willie Nelson dhe U2.

Bennett zbuloi në fillim të vitit 2021 se ai ishte diagnostikuar me sëmundjen “Alzheimer” në vitin 2016.


Shtuar 21.07.2023 17:17