Detaje të reja bëhen me dije nga ekzekutimi mafioz i 32 vjeçarit Endri Mustafa.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se celulari i Mustafës nuk është gjetur.
“Celulari i viktimës nuk është gjetur dhe mendohet që mund të jetë marrë për ndonjë informacion. Nga momenti që ka dalë nga banesa dhe ka kaluar kohë, pra vrasësit kanë pasur kohë të kërkojnë dhe të bëjnë verifikime.”, u shpreh Lala.
Kujtojmë se 32- vjeçari u vra me 1 plumb në gojë, 3 në kokë dhe 3 në gjoks.
Policia bën të ditur se, në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë 15 vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor për vrasjen e Endri Mustafës, i cili ka qenë dhe ai i cili e ka thërritur për në Livadhe duke e nxjerrë nga shtëpia, është shprehur se nuk ka lidhje me vrasjen.
15 vjeçarin e kanë lënë më larg se vendi i ngjarjes dhe ai ka dëgjuar krismat e armëve.15 vjecari ka pyetur Edison Arazin se ku është Endri dhe përgjigja që ka marrë është ‘kaq ishte puna ime’.
Ky komunikimi i fundit mes dy të arrestuarve, mbetet për tu vërtetuar nga dëshmitë e tyre që do njihen në gjykatë.