Murrizi: Largimi i Ballës nga Elbasani, pazar i Ramës dhe Bashës

Ish-deputeti Myslim Murrizi, i ftuar në emisionin Repolitix, ka komentuar ndryshimet e fundit në qeveri.

Murrizi tha se në mbledhjen e kryesisë së PD-së, Basha u ka thënë demokratëve se ka larguar Taulant Ballën nga Elbasani, duke nënkuptuar se dhe largimi i tij është bërë si pjesë e një pazari me Ramën.

Ai gjithashtu ka komentuar zgjedhjen e Lindita Nikollës në krye të Kuvendit, ku tha se, po ashtu është pazar i Bashës me Ramën.

“Zgjedhja e Lindita Nikollës në krye të Kuvendit është pazar i Ramës me Bashën. Basha i ka çuar tre emra në tavolinë dhe Rama ka vend është i ka çuar dy gra nga veriu dhe një burrë. Në kryesinë e PD-së Basha ka thënë se ne e përzumë Ballën nga Elbasani. Rama s’i tregon pazaret, Basha po”, u shpreh Murrizi./albeu.com

 


Shtuar 7.09.2021 21:53