Mungesa e pajisjeve në spitalet shtetërore, Sallabanda i jep zgjidhjen Manastirliut: Operacionet e vështira të bëhen në privat, faturën ta paguajë shteti

Neurokirurgu i njohur shqiptar, Kita Sallabanda, i cili prej vitesh jeton në Madrid, ka reaguar sërish për situatën në të cilën ndohet shëndetësia shqiptare.

Këtë herë shkak për reagimin e tij u bë gjendja shëndetësore e aktorit Genc Fuga, i cili pësoi një goditje në kokë, por falë ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin Amerikan arriti të shpëtojë, pasi në shtet një ndërhyrje e tillë ishte e pamundur.

Kita në postimin e radhës thekson se vijon të ketë të njëjtin qendrim koherent njësoj si një ditë më parë ku kritikonte Ministrinë e Shëndetësisë.

Ai thekson se nuk duhen kritikuar sputalet private për shëberimet që ofrojnë, por sistemi publik që nuk e ofron një gjë të tillë.

Sipas tij situata të tilla ku qytetarët të mos rrezikojnë jetën edhe kur nuk kanë mundësi të paguajnë e kanë një zgjidhje, dhe ajo është që ndërhyrjet të bëhen në spitale private, por faturën ta paguajë shteti.

Postimi i Sallabandës:

Të dashur miq, dje në një postim, në një grup mjekësh, kritikova qëndrimin e Ministrisë së Shëndetësisë për rastin e aktorit të njohur Genc Fuga. Sot mbaj të njëjtin mendim, por nuk duhet bërë shkak të sulmohen spitalet private që e ofrojnë këtë shërbim.

Por, sistemi publik i cili nëse nuk e ofron në institucionet e tij, duhet ta garantojë në ato private në formën e rimbursimit, siç propozon profesori im Tritan Shehu dhe siç është një praktikë e zakonshme në shumë të vende europiane. Pacienti JOOO, sistemi PO!

Të gjithë publik e privat janë 1. Në shërbim të shoqërisë dhe duhet të jetë pa kosto për pacientin dhe me cilësi.

Një ditë më parë Sallabanda kritikonte Ministrinë e Shëndetësië, dhe ministren Ogerta Manastirliu, që sistemi publik nuk mund të ofronte një shërbim të tillë, siç ishte rasti i ndërhyrjes kirurgjikale që iu bë aktorit Genc Fuga në Spitalin Amerikan.

Sipas tij nuk është teknologjia ajo që mungon, por dëshira dhe interesat ekonomikë të shtetit.

Çfarë i shkruante mjeku Sallabanda ministres Manastirliu një ditë më parë:

E nderuar Ogerta! Rasti i Genci Fugës dhe dhjetrave qytetarëve të tjerë, është një rast flagrant i neglizhencës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtorisë së QSUT që nuk janë të aftë të sigurojnë një trajtim që bëhej që në kohën e profesorit të nderuar, Gjergji Vretos. Kur teknologjia është dhe ku mungon vetëm dëshira, ose ku ka interesa të qartë ekonomikë. Ju keni mundësinë ta ofroni atë shërbim, kush të dojë mund të shkojë te privati. Profesor Kita Sallabanda, Madrid, Spanjë.


Shtuar 1.08.2023 21:12