Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 5 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë humbje jete.
Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në vend janë 86 pacientë me COVID-19, ku 7 po marrin trajtim spitalor të specializuar.
“Aktualisht janë 86 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 3 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,050 që nga fillimi i epidemies”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./albeu.com