Gërvalla për rastin e Arlindës: Prokurorja refuzoi hapjen e rastit për kanosjen e Albert Sylajt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dolën në një konferencë për media për të folur rreth vrasjes së Arlinda Zekajt.

Gërvalla njoftoi se, sipas një raporti, Prokuroria kishte refuzuar të hapte rast për kanosjen e Albert Sylajt, personit që vrau Arlindën.

Të lidhura

None found

“Prokuroria kishte dijeni për dhunën dhe kërcënimet ndaj Arlinda Zekajt. Prokurorët informoheshin vazhdimisht për zhvillimet e rastit. Më 23 tetor, dy ditë para vrasjes, edhe kryeprokurorja mori njoftim me shkrim.

Sipas dokumentacionit, prokurorja përgjegjëse kishte refuzuar të hapte rast për kanosje”, deklaroi Gërvalla.