Një 41-vjeçar është arrestuar në Vorë, pasi u kap duke mbajtur armë zjarri pa leje. Raportohet se bëhet fjalë për Elton Andreicën, i njohur edhe me mbiemrin Muça, i cili në momentin e ndalimit ka kundërshtuar efektivët e Policisë që ishin vënë në ndjekje të tij.
Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti një pistoletë pa leje, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestrua edhe një jelek antiplumb.
Të lidhura
None found
Sipas të dhënave paraprake, 41-vjeçari rezulton person me precedentë penalë dhe i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, “Vjedhja me armë” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ai dyshohet se ka kundërshtuar edhe më herët efektivët e Policisë gjatë ndërhyrjeve për arrestimin e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor po verifikon dyshimet për përfshirjen e tij në aktivitete të tjera të paligjshme, veçanërisht në shitjen e armëve të zjarrit.
Kush është Elton Andreica?
Raportohet se në maj të 2025, Elton Andreica alias Muça, është vetëplagosur aksidentalisht në banesë në fshatin Marikaj të Vorës me armën që e mbante pa leje.
Më pas, ai ka shtënë disa herë që të inskenonte një atentat ndaj tij. Për të penguar zbulimin e ngjarjes, 41-vjeçari me dy mbiemra ka hequr DVR-në e një kamere të sigurisë pranë banesës së tij.







