MPJ: Përmbytjet në Evropë, s’ka viktima nga Maqedonia e Veriut

Ministria e Punëve të Jashtme me shqetësime është duke I ndjekur situatat me përmbytjet në Evropën Perëndimore. Sipas informacioneve të përfaqësive diplomatiko-konsulare në rajonet e goditura, nuk ka viktima shtetas të RMV-së – ka njoftuar MPJ-ja.

“Përfaqësitë tona shtetërore konsulare janë në krye të detyrës, të hapur dhe në shërbim të shtetasve të RMV-së që jetojnë në rajonet e goditura. Gjithashtu, MPJ-ja është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e vendeve që përjetuan katastrofa natyrore. Sipas informatave të përfaqësive tona diplomatiko-konsulare në rajonet e goditura nuk ka viktima shtetas të RMV-së” – thuhet në komunikatën e MPJ-së që është shpërndarë edhe nga Ministri Bujar Osmani në profilin e tij në Facebook.

Nga MPJ-ja kanë thënë se në rast të ndihmës eventuale, qytetarët e RMV-së mund të paraqiten në këto numra telefoni.

Berlin: +49 15255691603

Mynih: + 49 162925525

Hagë: + 31 6 38174907

Bruksel: +32 27329108.


Shtuar 17.07.2021 19:32