Moti i keq, OSHEE: Cilat janë zonat që kanë probleme me energjinë

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, ka pasur probleme me energjinë në vend. OSHEE njofton se aktualisht rajonet më të  prekura nga defektet e shkaktuara nga moti i keq janë Vlora, Përmeti, Laçi dhe Bajram Curri.

“Janë riparuar plotësisht defektet në rajonet e Fierit,  Elbasanit dhe Korçës, sikurse kemi përmirësim të vazhdueshëm në rajonin e Durrësit, Shkodrës, Lezhës dhe Burrelit’, njofton OSHEE.

Njoftimi:

Aktualisht rajonet më të  prekura nga defektet e shkaktuara nga moti i keq janë Vlora, Përmeti, Laçi dhe Bajram Curri.

Janë riparuar plotësisht defektet në rajonet e Fierit,  Elbasanit dhe Korçës, sikurse kemi përmirësim të vazhdueshëm në rajonin e Durrësit, Shkodrës, Lezhës dhe Burrelit.

Ripërsërisim se 40% e fiderave janë stakuar si masë sigurie.

Referuar informacionit të orës 09:00 është bërë i mundur riparimi i defekteve në 65% të fiderave si dhe është rikthyer energjia në 58% e  konsumatorëve të prekur në rang vendi.

Të stakuar janë dy fidera që furnizojnë hidrovorët Orikum dhe Gocaj (Lezhë).

Aktualisht po punohet në linjat 35kV Shkozet (Durrës) – Kavajë dhe në linjën Krastë – Bater (Elbasan)./albeu.com


Shtuar 20.11.2022 15:12