Që prej pasdites së djeshme, i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe reshje bore.
Autoriteti Rrugor Shqiptar, përmes një postimi në Facebook shkruan se nuk ka probleme me qarkullimin, por kujdes duhet treguar në Llogara, në Boboshticë-Dardhë km 7-14, Dedaj-Razëm km i fundit.
ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirë dhe goma dimërore.
Postimi i ARRSH:
Reshje shiu dhe dëbore kanë përshkuar të gjithë vendin, por pa sjellë probleme për bllokimin e qarkullimit të mjeteve
Reshje dëbore ka pasur në Llogara, në Boboshticë-Dardhë km 7-14, Dedaj-Razëm km i fundit.
Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës nga bora, shpërndarjen e kripës dhe nga materialet inerte në ato segmente ku kanë vijuar reshjet e shiut.
Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore./albeu.com