Shirat me intensitet të lartë dhe moti i keq kanë bërë që bregdeti i Sarandës të “pushtohet” nga mbetjet.
Mbetjet në det vijnë nga lumenjtë Kalasë dhe Bistricë që derdhin në Gjirin e Sarandës tonelata mbetjesh çdo vit.
Të lidhura
None found
Këto mbetje kanë dalë në breg pikërisht në një kohë ku në të gjithë vendin kryeministri Edi Rama ka nisur një aksion për pastrimin e Shqipërisë. Por mesa duket, ndotja masive nuk është vetëm në tokë, por edhe në ujëra.
Pushteti vendor duhet të marrë masa ndaj ndotësve dhe të sigurojë infrastrukturën e nevojshme për grumbullimin dhe përpunimin e mbetjeve./albeu.com
