MOTI/ Çadrën me vete, java do të vazhdojë nën kushte të paqëndrueshme atmosferike

Erdhi kështu dhe java e fundit e këtij viti. Deri në mesjavë parashikohen reshje shiu të herëpashershme kryesisht në pjesën bregdetare. Ditën e mërkurë reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Në vijim do të mbizotërojnë orët me diell e vranësirat kalimtare.

Në zonat malore parashikohen ngrica në rrugë gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa në lugina prani e mjegullës e mjegullinës. Kjo situatë do të jetë e pranishme edhe gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve. Temperaturat do të pësojnë luhatjet si në tabelën e mëposhtme.

Era do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi mesatare ndërsa ditën e enjte e vrullshme në bregdet duke sjellë valëzim të forcës 4 dhe 5 ballë.


Shtuar 27.12.2021 23:24