Konfliktet e zhvilluara gjatë Rusisë dhe Ukrainës ka bërë që edhe shtetet perëndimore të mbajnë ose të përkrahin një kah të cilin e shohin më të drejtë në këtë konflikt. Por si duket kjo gjë ka zemëruar qeverinë ruse.
Ambasadori rus në SHBA, Anatoli Antonov në një intervistë për Newsweek, thekson se furnizimet e perëndimit me armë dhe municione për Ukrainën shkaktojnë “gjakderdhje të mëtejshme”, janë “të rrezikshme dhe provokuese” dhe se mund të çojnë “Shtetet e Bashkuara dhe Federatën Ruse në rrugën e konfrontimit të drejtpërdrejtë ushtarak”.
Gjithashtu ai ka theksuar se Moska bën gjithçka që është e mundur për të shmangur viktimat civile dhe dëmtimin e infrastrukturës së Ukrainës./albeu.com